“Këtu vij për fanellën”! Çekiçi tregon këshillën e Rejës: Të mos përsëriten gabimet e Polonisë

Një ditë pas fitores historike kundër Hungarisë në stadiumin “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Ditën e sotme, në një konferencë për mediat kanë dalë dy futbollistët kuqezi, Endri Çekiçi dhe Marash Kumbulla, të cilët kanë folur rreth ndeshjes ndaj hungarezëve si dhe për sfidën ndaj përfaqësueses së San Marinos.

Çekiçi, i cili luajti për më shumë se 20 minuta u shpreh i kënaqur nga loja që zhvilluan kuqezinjtë, duke theksuar se grupi i kësaj Kombëtareje ka në përbërje lojtarë të talentuar dhe në të ardhmen skuadra do të jetë kompetitive jo vetëm në rajon por edhe në botë. Ai foli edhe për ndeshjen ndaj San Marinos, ku theksoi se objektiv janë vetëm 3 pikët. “Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Në pushim të ndeshjes dje, trajneri na tha që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat si në Poloni. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Aktivizimi? Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online