Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar afrimin e bujshëm në këtë merkato, teksa ka marrë Bruno Ditën. Për mbrojtësin që ishte pjesë e korçarëve kishte një interesim të vazhdueshëm edhe nga ana e Tiranës, por pa arritur që ta bindin për t’u veshur në ngjyrat bardheblu.
Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar marrëveshja edhe nga klubi shqiptar i Tetovës. Nëpërmjet një video të shkurtër shkruhet se tashmë Bruno Dita i përket Shkëndijës, duke i shtuar edhe më tepër kualitetet në mbrojtje ekipit që drejton Ernest Gjoka. /Sport Ekspres/