(VIDEO) Nga Lampard, te Ronaldo, kur gjyqtari prish kryeveprat

Kur një arbitër anullon një gol kryevepër konsumohet një nga padrejtësitë më të pandjeshme në botën e futbollit. Një sekuestrim i pavullnetshëm, një vendim i padrejtë i një vepre arti, si një inkursion i mënyrës së vjetër ndërmjet rafteve të shkrimtarëve të votuar nga letërsia klandestine. Me një ndryshim të vetëm që, topi regjistron këto abuzime në gjykimin e publikut.

Në fund, bukuria nuk humbet, por i mohohet certifikimi. Në disa raste mund të jetë edhe fundi. Dhe për këtë kemi zgjedhur disa nga golat me një faturë të jashtëzakonshme, të anulluar në vitet e fundit. Janë disa, pa i hequr të drejtën edhe atyre që nuk janë në këtë shkrim. Dhe janë të shumtë për të plotësuar një renditje golashënuesish të çdo kohe, të censuruar nga gabimet arbitrare dhe të munguara në almanakët e futbollit.

 Osvaldo, me Romën, ndaj Leçes

Në një Roma-Leçe të vitit 2011, Osvaldo vendos të bëjë një roveshiatë që arrin perfeksionin. Një Një veprim akrobatik në limitet e lejuara. Diçka kaq e shpejtë dhe harmonike në të njëjtën kohë aq sa dukej si e jashtëligjshme. Dhe, në fakt, në këtë rast, gjyqtari anësor e anullon golin për një pozicion jashtë loje inekzistent. Për ta denoncuar në Unesko.

Kavani, me Napolin, ndaj Barcelonës

Disa muaj më parë, në fakt, një pozicion i dyshimtë milimetrik bëri që në “Camp Nou”, një mrekulli e Edinson Kavanit në miqësoren e luksit ndërmjet Barçës dhe Napolit, të anulohej. Qoftë te krosi i Maxhos që nis aksioni, qoftë në pasimin me kokë të Hamsikut, pozicioni jashtë loje ishte inekzistent, pas shumë e shumë përsëritjeve. Pra, ajo kryevepër nuk duhej të anullohej, edhe pse flitej për një miqësore, në turneun “Gamper”. Barçës, sigurisht që nuk do t’i vinte keq ta niste në disavantazh ndeshjen, por tifozëve të Napolit do iu pëlqente që ai gol të quhej i vlefshëm.

 Ronaldo me Portugalinë, në Europian

Do ta kujtojë pa dyshim me dëshpërim – gjithmonë nëse njëri si ai ndjen dëshpërim – roveshiatën e ekzekutuar në disa metra në ajër si një poemë homerike Kristiano Ronaldo “mbrojtjesthyesi”. Dhe asisti i Dekos ishte një parathënie e atij “libri të shenjtë” që u përmbyll me ekzekutimin e CR7-s, dhe që futen te edicionet speciale të poezisë klasike. Pak rëndësi ka që arbitri nuk e shikon topin që hyn në rrjetë thuajse një metër brenda. Perënditë sigurisht që e kanë parë. Dhe heroit mitik i mjafton kjo.

 Lampard, me Anglinë, në Botërorin 2010

Për të mos folur për golin e Lampardit në Botërorin e “Afrikës së Jugur 2010”. Ky sigurisht që nuk ka pasur një peshë të vogël edhe në ekonominë e një ndeshjeje që kishte një rëndësi të veçantë. Një palonet i një preçizioni i rallë, madje shumë, që, pasi ka goditur traversën, bën që topi të futet një metër brenda në portë. Të shohësh përsëritjen e saj do të ishte me të vërtetë ofenduese. Ndërkohë, gjënë më ofenduese e bën arbitri, duke mos e quajtur gol, çka edhe sot thërret hakmarrje.

 Toti, në Serinë A, ndaj Livornos

Duke u rikthyer në Itali, në fakt, nuk ka sesi të mos përmendësh Françesko Totin me një gol që shihet një herë në çdo dhjetë vite. Një e djathtë e jashtme e një parashikimi gjenial në një Roma-Livorno që ka arritur rezultatin, por jo ndjesinë e drejtësisë të një asistenti arbitrar që ngrë flamurin duke sinjalizuar një pozicion jashtë loje edhe këtu inekzistent dhe duke anulluar njërin nga golat më të bukur deri më sot, të shënuar në Serinë A.  Palonet në kthim me pjesën e jashtme të së djathtës në rënie e sipër. Gjithçka në union. Diçka e paimagjinueshme për një “të vdekshëm” të një futbolli në të cilin vetëm imagjinimi i të tilla gjërave, bëhet i vështirë. Por, për fat të keq, ngritja e një flamuri ka më shumë vlerë sesa ajo e gjeniut. Ndonjëherë mund edhe të shikoni atë gol të bukur. Thjesht për respekt.

 Kevin Kigan, në Premier League, ndaj Man. Utd.

Duke shkuar më pas në kohë, kujtesa të kthen te një gol i Kevin Kiganit që është një rrugë e mesme, mes një lëvizjeje të arteve parciale dhe një moment ekstaze të brendshme. Edhe këtu, gjithsesi, askush nuk e di se çfarë e ka shtyrë gjyqtarin që ta anullonte. Do të ketë qenë realisht ndonjë forme ekstaze. Dhe, duke e rimenduar, duket se ka pasur nevojë për një analist, me të gjithë respektin.

 CR7, në ndeshjen Portugali – Spanjë 4-0

https://www.youtube.com/watch?v=E1spIEvSUf0

Dhe i fundit i kësaj serie simbolike ka një veçanti më shumë. Përveç dyshimit për vendimin arbitrar, ai që ka prishur magjinë e një goli të një kualiteti të rafinuar, të shënuar nga Kristiano Ronaldo në një ndeshje ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës, ka menduar edhe Nani, që, si një shok skuadre i papërgjegjshëm, nuk e kupton se s’duhet të ndërhynte kot, duke shkaktuar një pozicion jashtë loje hipotetik që ka prishur kështu një spektakël të përbërë nga të gjithë elementët e lojës së futbollit. Shpejtësi dhe teknikë, forcë dhe kthjellësi. Me shumë mundësi do të ketë qenë ndonjë “Perëndi xheloze”. Nuk mjaftonte vetëm hipnotizimi i arbitrit. Ishte e nevojshme që të “korruptohej” edhe shoku i skuadrës. Shumë heronj kanë rënë për shkak të “tradhëtisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *