Partizani ka humbur një tjetër lojtar me peshë këtë verë. Jurgen Bardhi ka hedhur hapin e radhës në karrierën e tij, ku për herë të parë zgjedh të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit. Futbollisti i talentuar është prezantuar në radhët e Tuzlasporti në Ligën e Dytë turke, ndërsa të kuqtë kanë përcjellë kampionin e tyre me momentet që kanë shënjuar gjatë periudhës së tij te klubi kryeqytetas.
“Mirupafshim Jurgen Bardhi! Faleminderit për emocionet që na ke dhuruar kampion”, shkruan Partizani në faqen e vetë zyrtare bashkangjitur me të cilat është shpërndarë edhe një video me ecurinë e Bardhit me fanellën e kuqe. Kujtimet nisin me debutimin në moshën 17-vjeçare në Superiore, e mbyllen me festën e çmendur të golit në derbin me Tiranën në “Air Albania”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/