VIDEO/ Nga 4-0 përfundon në 4-4, ndeshja e çmendur që mund të afrojë Egbo me drejtimin e Kombëtares

“Kur mbyllet një derë, Zoti hap një tjetër më të mirë”. Në besimin dhe përfundimin e nxjerrë nga ana e Egbosë pas largimit që i bënë te Tirana, me siguri kjo do të ishte përgjigja e tij duke besuar se asgjë nuk ndodh pa arsye. Kurorëzimi i tij me bardheblutë për t’i nxjerrë kampion të Shqipërisë ishte arritja në kulmin më të lartë, ndërsa dëshira e vetme e paplotësuar mbetej dërgimi i Tiranës në grupet e Europës. Ky është objektivi i paaritshëm për largimit të Egbosë, që sheh më afër drejtimin e Kombëtares së Nigerisë.

Te këta të fundit është hapur çështja për shkarkimin e trajnerit të tyre gjerman, Kohr. Kjo për shkakun se Nigeria zhvilloi një ndeshje të çmendur kundër Sierra Leones, një kundërshtari tërësisht modest dhe që lë për të dëshiruar me nivelin e tij. Por kjo nuk do ta pengonte Sierra Leonen që të barazonte në shifrat 4-4, megjithëse Nigeria po kryesonte 4-0. E nëse Kohr do ta mbylli këtu aventurën me Nigerinë, një ndër protagonistët kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares do të ishte Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online