PSG është eliminuar nga Kupa e Francës në mbrëmjen e djeshme, teksa ka humbur me shifrat 2-1 ndaj Marsejë. Në shumë ndeshje yjet e gjigandëve francez në sulm po e dëmtojnë skuadrën. Për ta vërtetuar këtë hipotezë mjaftojnë të sjellim minutën e 22 të takimit të djeshëm.
Teksa PSG po kryente disa pasime të sakta dhe priste daljen e shpejtë në kundërsulm, Neymar bëri veprim të çuditshëm. Futbollisti nisi të argëtohej në mbrojtjen e PSG me mbajtjen e tepruar të topit, duke hequr çdo mundësi për befasinë e aksionit. Në fund nuk kishte as vend për faull me kundërshtarët që e fituan sferën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
C’est quoi ça ? ???? https://t.co/9wWVOPjdn4 pic.twitter.com/R1ZNQBWOzI
— Le M. (@Kulusexy) February 8, 2023