VIDEO/ Neymar duhej të skuqej! Leksion i madh futbolli nga Muller, u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën pasi Ramos e hodhi në tokë

Me dy fitore në dy ndeshje, Bayern Munchen kaloi me sukses 1/8 e Champions League. Bavarezët eliminuan PSG-në dhe avancuan më tej. Në ndeshjen e dytë të luajtur në Allianz Arena, Bayern fitoi me rezultatin 2-0 dhe shumë yje të PSG dukeshin totalisht të pafuqishëm.

Fundi i ndeshjes solli një duel interesant mes Thomas Mueller dhe Sergio Ramos, kur spanjolli e hodhi në tokë gjermanin. Ramos ka qenë gjithmonë një lojtar konfliktual, por Muller me reagimin e tij tregoi se një lojtar si ai është i rrallë futbollin modern. E ndërsa praktikisht të gjithë do të kishin abuzuar me shtytjen e Ramos dhe do të kishin mbetur i shtrirë në fushë duke pritur që arbitri të përjashtonte spanjollin, Muller bëri të kundërtën.

Ai u ngrit menjëherë në këmbë, pa u menduar shumë, zgjati dorën dhe vazhdoi ndeshjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ndoshta ky ishte një mësim për simuluesit e shumtë që janë gjithnjë e më të zakonshëm në futbollin modern, Neymar duhej të skuqej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online