Gol që shënohet njëherë në jetë! Endri Çekiçi dhuroi një kryevepër për tifozët në ndeshjen e djeshme mes Instabulspor dhe Konyaspor.
Goli i mesfushorit shqiptar hapi rrugën e fitores, teksa goditja e tij ishte si një shkarkesë e fortë elektrike në portën kundërshtare.
Portieri mbeti i shtangur në vend dhe pa asnjë mundësi për të ndërhyrë. “Theu ligjet e fizikës”, ishte komenti i ardhur me pak fjalë në mediat turke. /Sport Ekspres/