VIDEO/ Në të njëjtën fushë ku ndodhi tragjedia, Eriksen shtang Serbinë me perlë nga distanca

290 ditë më parë në stadiumin “Parken” do të ndodhte një nga momentet më tragjike në historinë e futbollit. Eriksen krijoi panik në ndeshjen hapëse të Euro 2022, teksa humbi ndjenjat në fushë pas një arresti kardiak. Sot, muaj më pas, Eriksen shkel përsëri në fushën e “Parken” për të krijuar përsëri panik, por këtë herë për tifozët serb.

Një goditje nga jashtë zone në minutën e 57 shtang Serbinë. Një perlë e vërtetë e nxjerrë nga arsenali i mesfushorit danez, i cili fikson në 3-0 shifrat e miqësores mes Danimarkës dhe Serbisë. Ndërkohë, Maehle ka shënuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 15, ndërsa në të 53-tën ishte Lindstrom shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *