Celtic ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat 2-3 kundër Ferencvaroshit. Një fitore kjo që nuk është festuar vetëm në Skoci, por edhe në shtëpinë e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter” golat e shënuar nga Celtic, teksa shkruan: “Një fitore e merituar dhe një lojë dinjitoze. Një natë magjike që vërtetë na dha shumë emocione. Të tre golat ishin madhështorë”.
Në natën magjike të Metës emocionet nuk kanë ardhur nga Myrto Uzuni, goli i të cilit mungonte në profilin e presidentit. Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë nga jashtë zone, por pa arritur të marrë pëlqimin e Ilir Metës, që zgjedh të mbështesë vetëm skuadrën e tij të zemrës, Celtic-un./Halit Delibashi-Sport Ekspres/