Interi ka zyrtarizuar sot vazhdimin e projektit me Simone Inzagin. Klubi zikaltër i ka besuar trajnerit italian pankinën edhe për 2 vite të tjera. Nënkampionët e Serisë A e kanë njoftuar rinovimin e kontratës me anë të një videoje në rrjetet sociale.
“Përshëndetje tifozë interistë! E di që disa prej jush janë me pushime, por ne jemi ende këtu. Në Milano bën vapë, por ju e dini, ne kurrë nuk ndalojmë“, thotë njëra prej punonjëseve të klubit zikaltër në videon e prezantimit të kontratës së re më Inzagin.
Më tej ajo i fton në një shëtitje në zyrat e klubit, ku më pash shfaqet trajneri së bashku me presidentin Zhang. Ky i fundit tregon se palët po firmosin kontratën e re, e cila do e mbajë Inzagin në krye të Interit deri në vitin 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Inter + Inzaghi = 2??0??2??4????#ForzaInter #IMInter pic.twitter.com/5jptCa1N73
— Inter (@Inter) June 21, 2022