VIDEO/ Ndriçimi jep spektakël në “Arenën Kombëtare”, Shulku: Ngjason si te Juventusi dhe Liverpuli!

“Arena Kombëtare” është gati për të gjithë tifozët që të shijojnë edhe ndeshjet e Kombëtares. Një investim i madh i bërë nga ana e FSHF-së, për një impiant me nivel të lartë dhe kushte bashkëkohore. Për të kaluar me sistemin e ndriçimit që në testim ka dhënë spektakël, duke kujtuar edhe atë që bën Juventusi përpara çdo fillimi të takimit.

Ngjashmëria është e lartë, me fikjen dhe ndezjen e dritave. Në prononcimin e Sekretarit të Përgjitshëm, Ilir Shulku, bëhet pikërisht ky krahasim:

“Stadiumi i ri Kombëtar në Tiranë është investimi më i madh i FSHF-së. Na bën krenar për këtë nivel të arritur dhe investim. Siç edhe e shikoni kemi arritur në fazën finale. Vendosja e stolave ka përfunduar, tapeti është instaluar në javën që shkoi, po punohet më intestitet në tribunën qendore. Po testojmë sistemin e ndriçimit, që nga parametrat i afrohet atyre më të mirave në Europë si Liverpuli, Manchester, Shalke dhe Juventus. E veçantë e këtij sistemi është se përvec ndeshjeve të futbollit është gati edhe për evente të ndryshme si spektakle, koncerte”, ka thënë Shulku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *