VIDEO/ Ndodhi ajo që më pak pritej! Tifozët largohen të heshtur nga stadiumi, Izraeli na përmbys në shtëpi

Kur të gjithë prisnin fitoren pas atij barazimi në Islandë, ndodh ajo që më pak parashikohej. Tifozët shqiptarë janë larguar të heshtur nga stadiumi “Air Albania“, ku ishin të shumtë në numër për të mbështetur ekipin tonë kombëtar. Shqipëria e nis mirë pjesën e parë të lojës, ku madje pretendon fillimisht për një penallti nga Myrto Uzuni. Gjyqtari akordon 11 metërsh, por më pas ishte VAR-i ai që anulloi vendimin e arbitrit.

Megjithatë, një minutë përpara fundit të pjesës së parë, Balliu rrëzohet në zonë dhe këtë herë penalltinë nuk e mohon dot as teknologjia. Armando Broja merr topin dhe shkon në pikën e bardhë të 11 metrave, nga ku shkund rrjetën dhe ngre peshë stadiumin. Por ashtu si në Islandë, pjesa e dytë shfaq një tjetër fytyrë të kuqezinjve.

Një kundërsulm i rrezikshëm dhe Solomon e dërgon topin pas shpinës së Etrit Berishës në minutën e 57. E nëse të gjithë prisnin kundërpërgjigjen e Shqipërisë, Izraeli bën befasinë e madhe dhe në minutën e 72-të përmbys rezultatin në 1-2 me anë të Solomonit. Elseid Hysaj shënon pak minuta më vonë, por sërish VAR-i thotë fjalën e tij dhe mohon barazimin e Shqipërisë për një prekje të topit me dorë nga Uzuni. Kaq mjaftoi për të vulosur fatin e këtij takimi, që u mbyll në rezultatin 1-2 dhe i vështirëson shumë pozitat e Kombëtares sonë për të pretenduar vendin e parë në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online