VIDEO/ Ndodh në Europa League! Tifozi i PSV hyn në fushë dhe godet me grusht portierin e Serbisë, ky i fundit e shtrin në tokë

Lojtarët e Sevillas u mposhtën 2-0 sonte nga PSV, por arritën të kalojnë në 1/8 e Europa League. Kjo pasi ekipi spanjoll kishte fituar me shifrat 3-0 në shtëpi dhe për këtë arsye humbja e sotme ishte më e ëmbla e sezonit. Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në fundin e takimit, ku pati një kaos të vërtetë.

Një tifoz i PSV arriti t’i shpëtonte sigurimit dhe hyri në fushë. Ai shkoi menjëherë drejt portierit të Serbisë, Dmitrovic, i cili ishte nga minuta e parë te Sevilla. Portieri e ka rrëzuar menjëherë në tokë pas një grushti të pësuar në fytyrë dhe e mbajti tifozin në tokë derisa erdhi sigurimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online