Lojtarët e Sevillas u mposhtën 2-0 sonte nga PSV, por arritën të kalojnë në 1/8 e Europa League. Kjo pasi ekipi spanjoll kishte fituar me shifrat 3-0 në shtëpi dhe për këtë arsye humbja e sotme ishte më e ëmbla e sezonit. Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në fundin e takimit, ku pati një kaos të vërtetë.
Një tifoz i PSV arriti t’i shpëtonte sigurimit dhe hyri në fushë. Ai shkoi menjëherë drejt portierit të Serbisë, Dmitrovic, i cili ishte nga minuta e parë te Sevilla. Portieri e ka rrëzuar menjëherë në tokë pas një grushti të pësuar në fytyrë dhe e mbajti tifozin në tokë derisa erdhi sigurimi. /Sport Ekspres/
Le gardien de Séville Marko Dmitrovic maîtrise un supporter venu sur le terrain pour s’en prendre à lui lors du match contre le PSV Eindhoven en Ligue Europa le 23 février 2023pic.twitter.com/3bNd1Ktkdh
— UN TRUC DE FOOT (@untrucdefoot) February 23, 2023