VIDEO/ Ndihmë “qiellore” në fitoren e klasikes së Superiores, Vllaznia mund Tiranën me dy gjuajtje (VIDEO)

Vllaznia ka arritur të fitojë klasiken e futbollit të Superiores kundër Tiranës me shifrat 1-2. Një takim ku shkodranët kishin një ndihmë “qiellore” për të dalë me tre pikët. Bardheblutë e nisën ndeshjen duke e kthyer me një portë në 20 minutat e para, duke goditur vazhdimisht në portën e Zogovic.

E teksa shihej se goli i Tiranës ishte vetëm çështje kohe, Kaina arrin të vendoset bukur me trup në zonë duke fituar penallti për Vllazninë dhe duke nxjerrë me karton të kuq Zhivanaj. Në atë moment ndeshja merr kthesë tjetër dhe Herald Marku nuk gabon nga 11-metërshi.

Takimi ka vazhduar sërish me Tiranën që po kërkonte barazimin, por nga një goditje këndi ishte Kaina që ndëshkoi për herë të dytë. Kështu do të mbyllej pjesa e parë e takimit. Menjëherë pas nisjes të së dytës, Xhixha shkurtoi diferencat me kokë pas pasimit të Hasanit. Për ta kthyer ndeshjen 10-10 mendoi Herald Marku që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 55.

Tirana vazhdoi të godiste drejt portës dhe të shpërdoronte raste flagrante, me Hasanin që nuk mund të shënoi as i vendosur pranë Zogovic. Ndërkohë Vllaznia zgjedh që të administrojë dy goditjet e vetme drejt portës që përfunduan në gol. Në një kundërsulm të minutave të fundit, Gurishta kishte mundësinë e parë të shpërdoruar në mënyrë flagrante. Por vetëm pak sekonda më vonë De Souza do të godiste nga distanca dhe u mendua se topi përfundoi drejt rrjetës, megjithatë preku shtyllën dhe do të dilte jashtë. Gjithashtu edhe Berisha preku traversën duke u dëshmuar qartë se nuk ishte dita e Tiranës. /Sport Ekspres/

 

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H. Marku, Heriç, Mala, Kaina 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *