Lojtarët që luajtën në ndeshjen mes Austria Salzburg-ut dhe USV Lamprechthausen-it në kategorinë U7 përjetuan një ndeshje që me siguri do e mbajnë mend për gjithë jetën e tyre. Megjithëse në një moshë fare të vogël, futbollistët patën mbështetjen e një tifozerie të flaktë, të cilën do ta kishin zili edhe klubet e mëdha.
Rreth 1300 ultras kanë hyrë në stadiumin ku po zhvillohej takimi dhe kanë krijuar një atmosferë fantastike. Me flakadanë në duar, me një shfaqje piroteknike dhe të gjithë duke kënduar, ultrasit austriakë befasuan lojtarët U7 me një atmosferë të pabesueshmë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram