“Ju vetëm ngrini dorën dhe ankoheni”/ Plas debati mes trajnerit të Suedisë dhe ish-lojtarit serb, Andersoni i kujton vendin e origjinës

Suedia fitoi me shifrat e thella 5-0 kundër Azerbajxhanit mbrëmjen e së hënës, por kjo nuk i ka ndalur kritikat. Pas përfundimit të ndeshjes Bojan Gjorgjiçi i ka kërkuar shpjegim trajnerit të Kombëtares suedeze se përse ka aktivizuar për vetëm 8 minuta Jesper Kalrsonin, i ciki ka zhvilluar paraqitje të mira me Az Alkmarin. Andersoni i ka kujtuar faktin se lojtari në fjalë ka pësuar një dëmtim që e la gjat jashtë fushave dhe pas rikthimit e ka pasur të vështirë të gjejë golin. Më tej kreu i pankinës suedeze ka shtuar:

“Mendoj se është një futbollist i madh, por nëse do të luajë, atëherë në stol do të jenë Aleksander Isak ose Viktor Giokeres. Cili prej tyre nuk duhet të luajë?”, pyeti Andersoni, ndërsa Gjorgjiç vazhdoi të thoshte se tetë minuta në dy ndeshje janë thjesht pak për Karlsonin.

“Më lejohet të zgjedh 11 lojtarë. Kush nuk duhet të luajë atëherë? Nëse jeni menaxher, atëherë jini atje në vend të meje,” filluan të debatojnë Andersoni dhe Gjorgjiçi, i cili nuk u dorëzua dhe tha se Karlsoni duhet të merrte të paktën gjysmë ore për lojë.

“Nuk mund t’i duroj më këto ankesa të vazhdueshme. A e marr personalisht? Oh jo. Epo, ne po flasim për një lojtar që hyri në lojë dhe shënoi gol nga shansi i tij i dytë. Unë erdha në studion tuaj, dhe ju ngrini dorën ndaj meje ashtu për gjysmë ore, ti vetëm po ankohesh dhe po ankohesh”, tha trajneri i Suedisë dhe Gjorgjiç i tha që të mos e ngrinte zërin dhe të flasë me të sepse ai përfaqëson Suedinë dhe 10 milionë njerëz.

“Unë erdha këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve, dhe ju të katër thjesht më sulmuat, dhe ne fituam 5:0. Ju ishit një lojtar dhe një trajner në këtë nivel. Ndoshta duhet të kishit përfaqësuar dikë tjetër,” tha Andersoni për Gjorgjiçin.

“Kë duhet të përfaqësoja unë. Cilin shtet tjetër? Ndoshta Serbinë? Çfarë po përpiqeni të thoni? A po e nënkuptoni këtë? Kjo është një përgjigje e keqe. Unë përfaqësoj këtë vend njësoj si ju. Një goditje e tmerrshme e ulët nga trajneri i një Kombëtareje”, ka thënë në fund Bojan Gjorgjiçi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online