Garet Sauthgejt, sigurisht, tashmë është heroi i Anglisë… Në rrjetet sociale është personazhi i ndeshjes, ai që praktikisht i ka kultivuar ëndrrën gjithë ishullit të futbollit, që vazhdon të prononcojë fjalinë “Its comming home”, referuar Kupës së Botës…
Edhe pse i këshilluar nga doktorët që të ketë kujdes me gjestikulacionet e tij, për shkak të dëmtimit të krahut në sfidën e dytë të grupit, trajneri i “Tre Luanëve” nuk është përmbajtur edhe sot…
Incredible Southgate back out on pitch and is conducting the fans again. pic.twitter.com/eP9711kaVY
— Andy Lines (@andylines) July 7, 2018
Madje, pasi është futur në dhomat e zhveshjes, ka dalë sërish dhe ka orkestruar tifozerinë angleze e pranishme në stadiumin “Samara”…