Duelet fizike janë pjesë e lojës së futbollit dhe shpesh shohim lojtarët të bëjnë gjithçka është e mundur për të rrëmbyer topin. Por jo gjithmonë ndodh që ndërhyrjet apo përplasjet fizike të jenë vetëm në adresë të kundërshtarit. Në Premier League ndodh që “viktima” të jetë edhe arbitri.
Gjatë sfidës së mbrëmshme mes West Bromwich Albion dhe Brighton, Connor Gallagher ka hedhur aksidentalisht përtokë gjyqtarin kryesor të takimit. Lojtari i WBA ishte vënë në ndjekje të topit, duke harruar kështu që përpara rrugës së tij drejt kundërshtarit gjendej edhe Lee Mason.
Ky i fundit është rrëzuar përdhe, por menjëherë është ringritur përsëri për të vazhduar lojën. Arbitri anglez ka vendosur të lërë lojën të luhet normalisht, duke mos zgjedhur t’i bjerë bilbilit pas atij momenti të sikletshëm për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Big Sam: put a challenge in early let them know you are there
Connor Gallagher: #wba pic.twitter.com/a7cmAxrekH
— Ash___ (@Ash13____) February 27, 2021