VIDEO/ Ndërhyrje për spital pas vetëm 3 sekondash, Tevez: Ndonjëherë qaj në pushimin e pjesës së parë, po kaloj moment të vështirë

Karlos Tevez është kthyer në protagonist në Argjentinë. Ish-sulmuesi i “djajve të kuq” dhe i Juventusit është bërë për rekord në ndeshjen mes Boka Xhuniors dhe Tajeres. Vetëm 3 sekonda dhe një ndërhyrje prej spital vjen nga këmbët e tij drejt Poçetinos.

Ky i fundit ka qendruar gjatë përtokë në luftë me dhimbjet, ndërsa më pas është detyruar të lërë fushën e lojës. Por pavarësisht ashpërsisë së kësaj ndërhyrjeje, arbitri i ndeshjes ka vendosur të tregohet zemërgjerë nisur edhe nga fakti se kishin kaluar vetëm 3 sekonda nga fillimi i ndeshjes, për këtë arsye Tevez ia hedh paq me vetëm një karton të verdhë.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit Tevez është rrëfyer në intervistë se po kalon një moment të vështirë në jetën e tij. Babai i lojtarit argjentinas është në gjendje të keqe shëndetësore dhe kjo ka bërë që futbollisti i Boka Xhuniors të ketë luhatje të humorit kohët e fundit.

“Për mua ky moment është shumë i vështirë. Kam emocione të ndryshme. Ndonjëherë ndihem mirë dhe herë të tjera shkoj të qaj gjatë pushimit të pjesës së parë. Nuk e shpjegoj dot. Janë kohë të vështira. Shkoj të shoh babain dhe pastaj duhet të jem i fortë për të luajtur futboll”, ka thënë Karlos Tevez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/newellsorgullo/status/1328154072944349184

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *