Napoli ka arritur një fitore të bukur 1-0 në Marsejë, në një miqësore luksi, ndaj një rivali që është në formë më të mirë fizike, sepse në Francë kampionati nis këtë fundjavë.
Vendosi një gol i Mertens në pjesën e parë, pas një seri kombinimesh nisur nga Eljif Elmas, i cili luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, duke treguar se është një përforcim mjaft interesant në mesin e fushës.
https://youtu.be/96zhrw-UefA
U kthye titullar Elseid Hysaj, i cili me sa duket do të qëndrojë në Napoli, duke qenë se asnjë klub nuk ka bërë ndonjë ofertë të rëndësishme.
Mbrojtësi i kombëtares sonë luajti një ndeshje normale, duke vuajtur në disa raste dhe duke bërë shumë pak në fazën sulmuese, edhe pse e ka kuptuar se Ançeloti dëshiron shumë sulm dhe krosime prej anësorëve të mbrojtjes.