(VIDEO) Napoli poshtëron Lacion në 5 minuta, Strakosha pa faj!

Nga “Parajsa” në “Ferr”. Nuk jemi në Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit, por në “Olimpico” të Romës dhe është padiskutim 90 minutëshi i shkruar i Lacios një kapitull që duhet të harrohet. Pas një pjese të parë super, ku shënon me anë të De Vrij, skuadra e Inzagit bie në pjesën e dytë dhe “shkërmoqet” nga Napoli, me klas, talent por sidomos një lojë spektakolare nga axurrët.

Skuadrës së Sarrit i mjaftojnë vetëm 5 minuta për të fshirë pjesën e parë: Kulibali 54’, Kajehon 56’ dhe Mertens 59’ (një perlë e belgut) bëjnë që Strakosha të dorëzohet, edhe pse deri në atë moment kishte qenë më i miri në fushë për të tijtë, duke mohuar dy herë golin për miqtë. Në fakt, edhe shtylla ka qenë mike e tij në pjesë e parë teksa duhet theksuar se edhe Lacio e goditi atë. Në fund, Zhorzhinjo me penallti rrumbullakosi pokerin për një fitore që e mban skuadrën axurre të ngjitur pas Juves, me 15 pikë të plota pas 5 javësh.

https://www.youtube.com/watch?v=rRUpW88lb5I

Sa i përket shqiptarëve, Strakosha del me katër gola të pësuar, por sigurisht është mbrojtja fajtore dhe jo portieri kuqezi (edhe pse te goli i Mertensit ndoshta kishte dalë shumë nga porta). Portieri kuqezi, në fakt, bën një mrekulli ndaj Kajehonit në pjesën e parë, teksa edhe Albiolit i thotë “jo”, përpara se të ndëshkohet katër herë më pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *