Napoli po vazhdon ecurinë pozitive edhe në Europë. Italianët janë shumë të fortë për Legian, e cila “dorëzohet” në Varshavë me rezultatin 1-4. Polakët kanë kaluar shpejt në avantazh, duke gjetur golin që në minutën e 10, por ndeshja më pas do të merrte një tjetër rrjedhë.
Napoletanët dominojnë takimin dhe pak pas fillimit të pjesës së dytë tund rrjetën me anë të Zielinskit që tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave. Një tjetër penallti do të sillte edhe golin e dytë, por këtë herë autori do të ishte Mertens. Vetëm 4 minuta më vonë Lozano trefishon shifrat, ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë Ounas vulos rezultatin përfundimtar të takimit.
Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Kastratin, i cili në pjesën e dytë i la vendin Muçit. Por gjithsesi askush prej tyre nuk arriti të lërë gjurmë në fushën e lojës. Napoli shkon kështu në kuotën e 7 pikëve, duke zbritur nga froni i vendit të parë Legian e Varshavës, që deri më tani grumbullon 6 pikë. Kualifikimi mbetet në rrezik për polakët, pasi në garë janë edhe dy ekipet e tjera, Leiçesteri dhe Spartaku i Moskës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/