VIDEO/ Myrto Uzuni shpëton Granadën, sulmuesi shqiptar është vendimtar për klubin spanjoll

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist me Granadën. Sulmuesi shqiptar ka shpëtuar ekipin në minutat shtesë, teksa asisti i tij ka sjellë më pas golin e vetëm të takimit. Granada fitoi 1-0 kundër Malagas, me golin e shënuar nga Ruiz në minutën e 91-të.

Uzuni kërkon topin në zonë dhe pasi merr krahun e tij të majtë, shërben bukur për Ruizin, i cili e ndal më pas topin në rrjetë për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Ky është asisti i tretë për këtë sezon për Myrto Uzunin, i cili gjithashtu numëron edhe 17 gola të shënuar. Një sezon fantastik për beratasin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *