Myrto Uzuni njeh të ndalur në Hungari këtë sezon. Viti 2021 ka nisur në mënyrën më mundshme për sulmuesin shqitpar, i cili ka shënuar rregullisht në takimet e fundit. Mbëmjen e sotme ka ardhur edhe goli i 4-t në po aq ndeshje radhazi. Por këtë herë kjo rrjetë e tundur ka qenë më e veçantë për 25-vjeçarin, teksa ka arritur të shënojë në derbi.
Ferencvaroshi ka mposhtur me shifrat 0-4 Ujpestin, ndërsa goli i 3-të i kësaj përballje do të mbante firmën e Myrto Uzunit. Lojtari i Kombëtares shqiptare përfitoi nga një top i mbetur në zonë, duke e shtyrë me kujdes në drejtim të rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/