VIDEO/ Disfatë kur po kalonin momentin më të mirë, Liverpuli dorëzohet në shtëpi ndaj Brajtonit

Teksa gjërat duket se po shkonin mirë për Liverpulin, “të kuqtë” pësuan një disfatë mbrëmjen e sotme ndaj Brajton. Rezultati përfundoi me shifrat 0-1 në favor të miqve, të cilët shënuan në minutën e 56-të me Alzate, pasi pjesa e parë kishtë përfunduar me rrjetat e paprekura. Skuadra e drejtuar nga Klop nuk ishte në ritmin e duhur, teksa Brajton mund të kishte shënuar më shumë gola nëse do të ishin pak më të kujdesshëm përballë portës.

Me këtë humbje, Liverpuli humbet mjaft terren në luftën për titullin kampion. Tashmë “The Reds” ndodhen 7 pikë larg nga Mançester Siti, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak dhe mund ta thellojnë diferencën në 10 pikë. Gjithashtu Liverpuli rrezikon dhe vendin e katërt, pasi kanë vetëm dy pikë më shumë sesa vendi i pestë. Sfida e radhës në Premier Ligë do të jetë mjaft delikate, sepse do të kemi një përballje magjike Liverpul-Mançester Siti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online