Myrto Uzuni ka shpërthyer këtë vit të ri kalendarik me skuadrën e Ferencvaroshit. Futbollisti shqitpar është treguar i papërmbajtshëm në Hungari, teksa në ka shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit që ka zbritur në fushë. Talent inga Berati ka tundur rrjetën e Kisvardit në minutën e 59, ku shfrytëzon një top të ardhur në zonë për të mposhtur portierin kundërshtar.
Shifrat e takimit momentalisht janë 1-1 dhe baraspesha erdhi pikërisht nga këmbët e Uzunit. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi po tregon një formë të jashtëzakonshme me kampionët e Hungarisë, ku po shfaqë gjithnjë e më shumë cilësitë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/