Myrto Uzuni po kalon formën më të mirë të karrierës. Sulmuesi shqiptar është kthyer protagonist në Spanjë me Grandan. Dy gola të tjerë janë realizuar në takimin e sotëm ndaj Tenerifes, atje ku u fitua me shifrat 2-0.
Në të dyja rastet Uzuni shënoi me penallti. Kjo tregon besimin e madh që ka në vete lojtari që nuk humbet asnjë mundësi për të shënuar. Pas këtyre realizimeve, Uzuni shkon në kuotën e 15 golave të shënuar në Spanjë. /Sport Ekspres/
— Alb Foot Media (@FootAlb96) February 10, 2023