Myrto Uzuni është thjesht mbresëlënës. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e dytë personal në ndeshjen e sotme që Granada po fiton me rezultatin 3-0 kundër Sportingut të Gijonit. 25-vjeçari ka shënuar një gol mahnitës në minutën e 52-të të takimit.
Uzuni ka shfrytëzuar më së miri një asist të ardhur në zonë. Lojtari nga Berati kërcen në ajër dhe me një gjysmëroveshatë e ndal topin në rrjetë. Një sezon me shifra impresionuese, që pritet të rezervojë të tjerë gola për futbollistin e Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres