VIDEO/ Myrto Uzuni është një makineri goli me Granadën, shënon të 19 në Spanjë dhe humbet rastin e pastër

Myrto Uzuni është kthyer në një makineri goli për skuadrën e Granadës. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën mbrëmjen e sotme, duke shkuar në kuotën e 19 golavë në kampionat. Një shifër mjaft e lartë, që dëshmon pastër formën e jashtëzakonshme që beratasi po kalon këtë sezon.

Granada fitoi një penallti në minutën e 70 dhe Uzuni shkon pranë 11 metrave për ta dërguar më pas topin në rrjetën e Ponferadinës. Sulmuesi i Kombëtares ka humbur edhe një rast të pastër në pjesën e parë të ndeshjes, teksa portieri kundërshtar i mohoi golin me pritjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *