Tomas Myleri njihet si një lojtar karizmatik jashtë fushës së blertë dhe këtë anë të karakterit të tij e ka shfaqur edhe mbrëmjen e djeshme. Futbollisti gjerman ishte duke dhënë një intervistë për emisionin “Golazo” në “CBS Sports”, ndërsa Çuameni ishte duke pritur pas kameras. Myleri nuk i ka kursyer batutat, teksa është shprehur se lojtari i Realit po përpiqet t’i mësojë taktikat për ndeshjen e kthimit.
“A u ndjeva si i vjetër? Jo, sot (dje) u ndjeva shumë mirë. Çuameni po dëgjon. Po dëgjon taktikat për ndeshjen tjetër (qesh)”, ka thënë Tomas Myleri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dear Thomas Muller,
Please play forever. I will miss stuff like this way too much. ?pic.twitter.com/Jtqlr8Nixz
— Zwë ? (@ZwebackHD) May 1, 2024