VIDEO/ Muriqi tund sërish rrjetën në Turqi, Ekuban shërben në mënyrë perfekte golin e fitores

Fenerbahçe e ka mbyllur me humbje ndeshjen e parë gjysmë finale të Kupës së Turqisë. Trabzonspori arriti të fitonte me shifrat 2-1, që lënë ende kualifikimin e hapur për takimin e kthimit. Vedat muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjëtës me Fenerbahçen dhe me golin e tij në fushën kundërshtare ndez një shpresë në radhët e klubit të tij për të siguruar biletën për në finale. Gjuajtja e sulmuesit dardan me kokë rezultoi vendimtare, teksa në minutën e 82-të ngushton diferencat në 2-1, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Ndërkohë në krahun tjetër protagonist ka qenë një ish-lojtar i Superiore, Caleb Ekuban. Ky i fundit, që më parë ka qenë pjesë e Partizanit, ka meritë kryesore në golin e dytë të Trabzonsporit. Ekuban merr mjaft mirë krahun dhe në momentet që hyn në zonën e rreptësisë shërben një asist perfekt për Novak./Sport Ekspres/

https://twitter.com/yumurtluyorum1/status/1234918289308033025

https://twitter.com/Timarhanedeyim1/status/1234931622115495936

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *