“Nuk do të jetë si Buffoni”, ish-trajneri i Partizanit komenton ecurinë e Lazios dhe Strakoshën

Ish-trajneri i Partizanit, Agostinelli, ka folur në mediat përtej Adriatikut, ku ka analizuar  e një prej ekipeve që po i mrekullon të gjithë në Serie A, Lazion. Këta të fundit janë përkohësisht në krye të klasifikimit me nëj ndeshje më tepër se Juventusi i vendit të dytë.

Agostinelli nuk i kursen fjalët e mira për bardhekaltrit, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Bolonjës vlerëson si një nga më të mirët edhe gardianin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën. Për portierin shqiptar më tej shton se nuk nuk mund të jetë Buffoni, por momentalisht është i besueshëm dhe i jep klubit pikë të vlefshme.

“Në 25 minutat e para pashë një Lazio stratosferik, nuk ka asnjë ekip që arrin te porta me një lehtësi të tillë. Pastaj doli Bologna, por Strakosha dhe mbrojtja janë ata që ishin më të mirët. Fitorja është e merituar, është një Lazio i shkëlqyeshëm me lojtarët që po ofrojnë shfaqje të jashtëzakonshme.

Strakosha nuk do të jetë si Buffoni, por sot për sot ai është shumë i besueshëm dhe ju jep pikë. Lazio vrapon dhe vrapon mire madje, por tani presionet kanë filluar të ndihen. Po bën diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Agostinelli./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online