Vedat Muriqi është arsyeja kryesore përse Majorka ka siguruar një biletë për në fazën e 1/16-ve të Kupës së Mbretit. Majorka fitoi me shifrat 0-2 ndeshjen kundër Pontevedras, e cila u vendos në 30 minutat shtesë.
Me rezultatin e lojës 0-0, trajneri vendos të hedhë në fushë Muriqin në minutën e 82-të. Vendimi i tij rezulton i duhuri, pasi “pirati” shqipta ia del ta njerrë skuadrën në breg. Sulmuesi nga Prizreni jep një asisit për Prats-in, i cili nuk gabon ta shtyjë topin në rrjetë në minutën e 97. Ndërkohë në të 104-tën ishte vetë Muriqi që tundi rrjetën e Pontevedras dhe vulosi kualifikimin e Majorkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/