VIDEO/ Mundje drejtorësh sportiv para ndeshjes, Tare i tregon forcën homologut

Lacio është duke luajtur sot ndeshjen e radhës në Serie A. Një mbrëmje që sjell pranë miqësi të vjetra. E tillë është ajo mes Igli Tares dhe Foxhias, dy shokë të ngushtë që në kaluarën kanë mbajtur veshur të njëjtën fanellë. Rrugët e të dyve mbetën të njëjta edhe pas varjes së këpucëve në gozhdë, duke marrë rolin e drejtorit sportiv, pavarësisht se janë pjesë e skuadrave të ndryshme.

Por pavarësisht viteve miqësia ka mbetur përsëri aty. Një mundje drejtorësh sportiv përpara fillimit të ndeshjes mes Beneventos dhe Lacios ka qenë mënyra që Tare dhe Foxhia kanë zgjedhur për të treguar raportin e mrekullushëm që kanë mes tyre. Drejtori sportiv shqiptar i tregon forcën homologut të tij, megjithëse qartësisht gjithçka ka qenë në kuadrin e një shakaje mes miqsh. Gjithashtu një tjetër e veçantë është edhe fakti se në pankinat respektive ulen dy vëllezër, Simone dhe Filipo Inzagi, që për 90 minuta do të harrojnë se janë një familje dhe do e shohin njëri-tjetrin si kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/laziolibera/status/1338932499783806983

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online