VIDEO/ Mundi Holandën dhe Norvegjin, e ndalë vendi i 136 në FIFA! Po kryesonte 3-1, befasohet keq Turqia

Në futboll nuk ekziston e pamundura, sado që diferenca midis dy skuadrave mund të jetë shumë e madhe. Situata po shkonte më së miri për Turqinë, e cila mposhti me rezultati 4-2 Hollandën dhe 0-3 Norvegjinë e Haland. Ditën e sotme, Kombëtarja Turke u ndal në barazim nga Letonia, e cila ndodhet në vendin 136 në renditjen e FIFA-s. Letonezët shënuan 3 gola në portën e vendasve, duke regjistruar pikën e parë në grup.

Turqia ishte duke fituar me rezultatin 3-1, por nuk arritën ta mbanin këtë rezultat, duke komplikuar situatën në grupin G. Ky barazim tregon që në futboll nuk ka ndeshje të lehta, sepse edhe skuadra të vogla mund të bëjnë surprizën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online