Nga Klaudio Ndreca
Partizani ka humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Skënderbeut, duke vazhduar me serinë negative në drejtimin e Sormanit. Tashmë të kuqtë gjenden vetëm një vend larg Bylisit dhe atje ku shkon në “Play-Off” për të diskutuar mbijetesën.
Çfarë nuk po shkon te Partizani? Është kjo pyetja që shtrojnë të gjithë në këto momente. Bëhet fjalë për ekipin kampion të Shqipërisë dhe që ka humbur shumë në këtë sezon. Ashtu siç edhe ka ndodhur prej ndeshjesh, vazhdohet të shpërdorohen rastet e pastra përpara zonës kundërshtare.
Një prej tyre e ka humbur sot Eraldo Çinari, duke bërë më të vështirën dhe duke e dërguar topin shumë larg teksa gjendej përballë me portierin. Për të vazhduar edhe me një magji të Bardhit, që ka dhuruar spektakël ndaj dy lojtarëve të Skënderbeut, për t’u ndierë dhe shndërruar si Leo Mesi në pak sekonda. /Sport Ekspres/