Ernest Muçi e ka nisur në ritmin e duhur sezonin e ri me Legian e Varshavës. Klubi polak momentalisht udhëheq renditjen dhe merita për këtë pjesë i shkon edhe sulmuesit shqiptar. 21-vjeçari është bërë sërish protagonist në fitoren e ekipit të tij.
Muçi di të lërë gjurmë edhe kur hyn në lojë nga stoli, teksa sot ka dhënë asistin në golin e fitores së Legias. Ish-lojtari i Tiranës merr një top në afërsi të zonës në minutën e 83-të dhe me një lëvizje shmang mbrojtësin që ka përballë për të shërbyer për Agustiniakun, i cili lëshon një predhë nga jashtë zone. Ky është asisti i tretë për Ernest Muçin në këtë kampionat, ku ka shënuar gjithashtu edhe 2 gola në 8 paraqitjet e deri tanishme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/