Legia e Varshavës do të luante pasditen e sotme miqësoren e dytë dhe të fundit në fazën parapërgatitore që po zhvillon në Austri. Përballë do të vendoseshin kampionët e Salcburgut, por planet morën tjetër rrjedhë. Trajneri i polakëve kishte zbuluar edhe 11 lojtarët që do të provonte nga minuta e parë, ku bënin pjesë edhe dy lojtarët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Kastrati.
Por të dyja skuadrat nuk vonuan shumë dhe morën vendimin për të anulluar takimin. Shkak këtu u bë moti. Fusha ku do të zhvillohej ndeshja ishte mbushur me ujë, i cili nuk u hoq edhe pas përpjekjeve të të dyja skuadrave. Miqësorja do të zhvillohet ditën e nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Nie by?o sensu gra? na takiej murawie pic.twitter.com/RCKGFLdIa2
— Legia.Net (@LegiaNet) June 28, 2022