Roma ka barazuar me Fiorentinën 1-1 në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A italiane, ndonëse në fund ka luajtur me dy lojtarë më pak. Futbollistët vendas kaluan në avantazh që në minutën e pestë me golin e Romelu Lukakut të asistuar nga Paulo Dybala dhe në pjesën e parë argjentinasi u dëmtua dhe duhej të largohej nga fusha.
Më pas Mourinho e ktheu gjithçka në mbrojtjen e portës së tij, Rui Patricio pati 2-3 pritje të shkëlqyera, por ferri i vërtetë ishte në minutën e 87-të pas fillimit brutal të Lukakut, ndaj Roma duhej të luante me dy lojtarë më pak.
Kamerat e regjistruan Jose-n duke i dorëzuar një shënim me udhëzime teknike fëmijës që merrte topat, që duhej t’ia çonte sa më parë portierit Rui Patricio. Menjëherë pas marrjes së mesazhit, portieri portugez është shtirur si i “dëmtuar”. Sigurisht, një nga mesazhet e Mourinhos ishte që të përpiqej të kursente kohë sa më shumë që të ishte e mundur. /Sport Ekspres/
Jose giving the ball boy a note to give Patricio
— J (@MourinhoPics) December 10, 2023