VIDEO/ “Mos qani”! Murinjo u kujton Tiranën! Tallet rëndë me holandezët, u jep një varëse çelësash që ka trofeun e Conference League

Jose Mourinho bëri një shfaqje të vërtetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes çerekfinale të Europa League kundër Feyenoord.

Trajneri i Romës, i lumtur dhe i kënaqur me kualifikikim e skuadrës së tij, ishte dukshëm në humor të mirë dhe i kujtoi gazetarit holandez të shkuarën.

Më pas Mourinho u përgjigj: “Kur humb një ndeshje nuk fle dhe qaj për 10 muaj”, duke i kujtuar Feynord finalen e humbur në Tiranë.

Murinjo e dinte që një gazetar holandez do të ishte në konferencë dhe për të kishte gati një dhuratë të veçantë.

“Kam një dhuratë për ty. Është e bukur apo jo?”, Mourinho iu afrua gazetarit dhe më pas i dhuroi atij një varëse çelësash, e cila në fakt është një kopje në miniaturë e trofeut të Conference League që Roma fitoi vitin e kaluar ndaj Feyenoord në Tiranë.

“Këtë do t’ia jap trajnerit tonë”, tha gazetari holandez dhe Jose shtoi: “Kjo është që të mos qani për 10 muajt e ardhshëm. Do të fitoni kampionatin, po mos qani”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online