“Mos mi prekni djemtë se ndryshe do të mërzitem”! Kështu do të shprehej Inzaghi teksa të gjithë po sulmonin Lacion me paraqitjet e zhvilluara pas pandemisë. Oreksi vjen duke ngrënë dhe te kryeqytetasit donin shumë në këtë sezon, pasi kërkohej që t’i merrej Juventusit titulli kampion. Lacio nisi disa humbje radhazi dhe tifozët e skuadrës nisën menjëherë të sulmonin lojtarët e tyre, ndërsa nga ana tjetër nuk mund të mungonin edhe ulërimat e Lotitos. Por kur shihet me kokën mbrapa, kuptohet sesa larg ke shkuar.
Në këtë sezon Lacio arriti që të fitonte Superkupën ndaj Juventusit dhe me fitoren në rezultatin 2-1 ndaj Cagliarit janë zyrtarisht në Champions League. Një gol të çmendur realizoi Milinkoviç-Saviç në këtë përballje për t’iu bashkuar edhe i përhershmi Imobile. Pjesëmarrja në këtë kompeticion mungonte prej 13 vitesh duke lënë mbrapa ekipe si Milani, Roma dhe Napoli. E pikërisht për këtë arsye djemtë e Inzaghit nuk mund të preken me kritikat. /Sport Ekspres/
Fantastic goal by Sergej Milinkovic-Savic. What a shot! #LazioCagliari
pic.twitter.com/RH7vtfw4aG— Football World (@FTTV10) July 23, 2020