(VIDEO) Mos e nxehni Panuçin, ndryshe…

 

Në konferencën e djeshme për shtyp u shfaq shumë i qeshur, entuziast, me emocione, i sigurtë dhe me batuta të ndryshme “në majën e gjuhës”, por Kristian Panuçi kur nervozohet kalon çdo kufi… E ka bërë pak herë, por kur e ka bërë ka tronditur këdo…

E kështu, si opinionist, pas një ndeshje të fituar nga Roma, u kap me Spaletin për zëvendësimin e Xhekos.

Gjatë zëvendësimit dje në sfidën Peskara-Roma 1-4, Edin Xheko ka turfulluar në drejtim të trajnerit dhe madje në leximin e buzëve dallohej teksa thonte “tani bën edhe të shkathëtin…”. Trajneri Spaleti, pas ndeshjes, i intervistuar nga Premium ka parë pamjet dhe ka shtangur, teksa nuk e priste këtë gjë.

Në fakt, ai e pa boshnjakun të mërzitur gjatë daljes nga fusha, por ajo që ai i tha e befasoi dhe me humor tha se duhet të kthehej në dhomat e zhveshjes… Por, aty ka ndërhyrë Kristian Panuçi, që nga studio, ka kritikuar trajnerin e Romës, duke i dhënë shkëndijën një debati dhe me ofendime…

 Debati në tv

Panuçi: “U tregove jo shumë korrekt që e zëvendësove teksa po fitonit 4-1 dhe ai po lufton për çmimin si golashënuesi më i mirë i Serisë A!”…

Spaleti:  “Shumë pak korrekt e thua ti. T’i thua jo korrekte, por unë të them nëse është qendërsulmuesi i vetëm që ka, ndërsa të tjerët kanë 3 apo 4… Duke bërë një arsyetim të tillë dhe që luaj fundjavën tjetër pra, mendoj se arsyetimi nuk është jo korrekt. Pa të s’dua të luaj këto tre ndeshje. Mund të them edhe që ke mendime të kufizuara nga aspekti i trajnerit, sepse leximet mund të jenë kundër atyre që t’i mendon”.

Panuçi: “S’jam mbartës i të vërtetave, por ishte opinion i imi… T’i më ofendove dhe më the jam i kufizuar si trajner”

Spaleti: “Më the që s’jam korrekt”.

Panuçi: “Më ka ndodhur që kam luajtur me sulmues që luftonin për luftën për titullin e golashënuesit dhe trajnerët s’i hiqnin. T’i ke leximin tënd. Por, i kufizuar s’jam. Te 4-1 t’i e heq”

Spaleti: “Por, nëse më thua jo korrekt, atëherë do të thotë që s’jam korrekt. E hoqa sepse të dielën kam derbin, pastaj Milanin dhe Juventusin. S’mund të luaj pa Xhekon sepse është i vetmi që kam gjithë vitin”.

Panuçi: “E çfarë ndryshonte nëse luante edhe 15 minuta më shumë? Është vlerësimi yt”

Spaleti: “Kemi qenë bashkë 10 vjet”

Panuçi: “Dhe s’mund të them mendimin tim”

Spaleti: “Kam hequr Manolas të dielën e shkuar. E lexova kështu në funksion të skuadrës”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=NzTqwOhOBQQ

Sakaq, më parë, Panuçi, kur ishte trajner i Livornos, pasi u përjashtua nga arbitri i ndeshjes, arriti deri aty sa të thoshte se çfarë jemi balerinë, çfarë futbolli është ky me vetëm kartonë të kuq, ose duke akuzuar arbitrat për mosbashkëpunim… 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *