Maroku ishte historia më e bukur e këtij Kampionati Botëror. Një vend pa një të shkuar të madhe në futboll, por që befasoi jashtëzakonisht shumë në Katar. U renditën të parët në një grup me Kroacinë dhe Belgjikën. ku pak mund ta mendonin se do të arrinin të kualifikoheshin dhe eliminuan dy Kombëtare me traditë si Spanja dhe Portugalia. Franca u bë i pari i ekip që arrin ti mundë, por deri në këtë pikë Maroku kishte hyrë në histori. E para Kombëtare afrikane që mbërrin në gjysmëfinale të një Kupe Boteje.
Një grup fantastik lojtarët, që ndonëse nuk luajnë për klubet më të mëdha të botës, treguan se me pasion dhe grintë mund të arrihet gjithçka. Sigurist që merita kryesore i shkon trajnerit Walid Regragui. Ky i fundit u emërua trajner vetëm në fund të muajit gusht dhe në kaq pak kohë bëri mrekullinë për kombin e tij, duke e ngjitur në majat e futbollit botëror. Puna e tij është përshëndetur pas humbjes me Francën edhe nga tifozët, të cilët me mijëra siç ndodheshin në stadium, u ngritën të gjithë në këmbë për të brohoritur e duartrokitur heroin e tyre. Një moment që do të mbetet i kyçur në kujtesën e Regraguit, si një nga më të veçantit në jetën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/