Millani ka marrë tre pikët e radhës në kampionat, ku ka mposhtur Veronën me shifrat 0-2. Por më tepër se sa rezultati ka qenë një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen. Një situata jo e zakonshme ka ndodhur në minutën e 78 të takimit, atëherë kur Leao gjendet i shtrirë përtokë dhe kërkon ndihmën e mjekëve.
Një top e goditi në vendet intime dhe sulmuesi i kuqezinjve u detyrua të ndërpriste lojën. Por në momentin kur stafi mjekësor po kujdesej për gjendjen e futbollistit të Milanit, në ndihmë vjen edhe Kessie. Ky i fundit bën xhiron e rrjetit me gjestin e tij, teksa merr një shishe me ujë dhe i lehtëson shokut të skuadrës dhimbet në… gjenitale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MarkPhilips/status/1368619648426647552