Ylber Ramadani është duke përjetuar momentin më të artë të karrierës. Mesfushori shqiptar i ka dhuruar fitoren Leces në një përballje kundër Frosinones, e mbyllur me shifrat 2-1. Në minutën e 89 të takimit, Ramadani lëshoi një predhë nga distanca e cila u ndal në fundin e rrjetës. Kështu Lece ka arritur që të marrë tre pikët, ndërsa mesfushori merr të gjitha vlerësimet për momentin që nuk do ta harroj kurrë në karrierë. /Sport Ekspres/
?? Goal: Ylber Ramadani | Lecce 2-1 Frosinonepic.twitter.com/O5IsaPF7Zm
— FootColic ?? (@FootColic) December 16, 2023