Zemërimin e Mesit për golin e anulluar nuk e zbehu as kualifikimi në çerekfinale të Champions League. Në përfundim të ndeshjes kapiteni i Barcelonës shkoi për të përshëndetur të gjithë lojtarët e Napolit, si dhe duke i përgëzuar për lojën mjaft të mirë të zhvilluar ndaj Barcelonës. Gjyqtari i takimit, turku Cüneyt Çakir shkoi për “përplasur” grushtin me argjentinasin në formë përshëndetje, por një gjest i tillë u refuzua nga ky i fundit.
Një video e shpërndarë në internet dhe kjo ngjarje pushtoi rrjetin. Kjo mënyrë sjellje u duk mjaft arrogante nga mediat botërore, të cilën e kundërshtuan këtë lloj përgjigje përbuzëse të Mesit ndaj arbitrit, pasi gabimet në fushën e lojës janë mëse normale. Nga ana tjetër mediat lokale si dhe tifozët u prit si një gjest i shkëlqyer, pasi turku po përpiqej “të dëmtonte” katalanasit.
Në çerekfinale të Uefa Champions League, Barcelona do të përballet me Bayernin e Mynihut, i cili është edhe favoriti kryesor për ta fituar këtë kompeticion. Pas fitimit me lehtësi të Bundesligës, bavarezët shkatërruan çelsin duke e fituar ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-1, pasi kishin fituar dhe ndeshjen e parë në Londër me shifrat 0-3. Mbrojtja katalanase duhet të shqetësohet për formën e Levandovskit, teksa polaku vijon të mbetet sulmuesi pykë më i mirë në botë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Lionel Messi refusing to shake hands with that shitty referee pic.twitter.com/kvCOAKKW1o
— Bomboclaat (@Bomboclaat911) August 8, 2020