Ndeshja e sotme mes Evertonit dhe Manchester City-t ka nisur jo si zakonisht. Të dyja skuadrat janë bërë bashkë me flamuj të Ukrainës, për t’i treguar kështu mbështetjen në këtë lu.ftë që ky shtet po përjeton. Tifozët e kanë shoqëruar me duartrokitje, ndërsa talenti i Kombëtares vedheblu, Zinchenko shihet të përlotet gjatë këtij momenti.
Më pas një tjetër çast që i ka prekur të gjithë ka qenë ai kur dy lojtarët ukrainas shkojnë të përqafojnë njëri-tjetrin. Zinchenko i Manchester City-t dhe Mykolenko i Evertonit i kanë dhënë një përfaqim të ngrohtë dhe të sinqertë njëri-tjetrit përpara fillimit të ndeshjes. Të dy lojtarët e kanë nisur sfidën nga stoli, teksa gjendja e tyre psikologjike natyrshëm nuk është e qetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Oleksandr Zinchenko in tears before kick-off as both teams show their support for Ukraine.
Heartbreaking.???pic.twitter.com/Zeo4oWw8S5
— SPORTbible (@sportbible) February 26, 2022
Man City’s Zinchenko & Everton’s Mykolenko embrace during the warm-up ?? ? pic.twitter.com/NjgrQOTlOf
— Football Daily (@footballdaily) February 26, 2022