Një moment komik ka ardhur në përballjen mes Skënderbeut dhe Tiranës. Në minutën e 43 të takimit, arbitri Laver Alla është rrëzuar në fushë. Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Batha, lojtarët korçarë do të largonin topin.
Por sfera ka gjetur arbitrin e ndeshjes, Laver Alla. Ky i fundit është rrëzuar në tokë, megjithatë pa i shkaktuar probleme kjo tronditje e vogël teksa është ngritur sërish për të vazhduar ndarjen e drejtësisë në këtë takim. /Sport Ekspres/